Drejtoria Komunale e Arsimit në Drenas mban garat “Olimpiada e Matematikës”

Drejtoria e Arsimit në Drenas dhe Shoqata e Matematikanëve të Kosovës sot kanë mbajtur Olimpiadën Matematikë për klasat 9,10,11, dhe 12.

Nga kjo garë do të caktohen përfaqësuesit e Komunës së Drenasit në Olimpiadën e XIII Matematikë të Kosovës e cila do të mbahet në Gjimnazin e Specializuar Matematikor në Prishtinë me 27 shkurt, nga ora 10:00.

Nga Olimpiada Matematikë e Kosovës përzgjedhet ekipi prej 6 nxënësve që do ta përfaqësojë shtetin e Kosovës në Olimpiadën e 62-të Matematikë Ndërkombëtare – IMO 2021, e cila do të mbahet në St. Petersburg, në Rusi, prej datës 14. 07. 2021 deri më datën 24. 07. 2021, ku Kosova merr pjesë për herë të njëmbëdhjetë në cilësinë e anëtarit me të drejta të plota.

Këto gara kontribuuojnë në përmirësimin e cilësisë në arsim, për të cilën mbetet e përkushtuar Drejtoria e Arsimit dhe Komuna e Drenasit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë