Kauza “Me Çlirimtarët” po merr përkrahje të jashtëzakonshme në Drenicë

Kauza “Me Çlirimtarët” po merr përkrahje të jashtëzakonshme anekën Kosovës.
Nisma nëpërmjet një njoftimi të postuar në Facebook thotë se krah frymës për mbrojtjen e vlerave kombëtare sonte u rreshtuan fuqishëm bashkëluftëtarë të shumtë dhe të rinj nga Runiku dhe Kostërca e Skenderajt dhe Kraikova e Drenasit.
“Kjo zonë e lavdisë e krenarisë sonë kombëtare, që ka dhënë çdo gjë për liri e shtet, kanë vendosur që më 14 shkurt, të votojnë për numrin 121, për listën e Nismës dhe për një zë sa më të fuqishëm të vlerës së UÇK-së në Parlament”, thuhet në njoftim.
Me Çlirimtarët
Voto NISMA 121