Gjendja jo e mirë shëndetësore ia pamundëson fushatën në teren Ferat Shalës

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, ka njoftuar se do të pushojë nga fushata zgjedhore, kjo pasi mjekët i kanë thënë atij se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Duke qenë se shqetësimet e mia janë të ngjashme me një ftohje të zakonshme dimërore, megjithatë më është rekomanduar ta kryej edhe testin për Covid 19“, ka shkruar ndër tjera ai në Facebook.
Shala gjithashtu ka njoftuar se do të vazhdojë të komunikojë nga distanca.
Statusi i plotë:
Të dashur miq,
Pas disa shqetësimeve shëndetësore të një dite më parë sot bëra një vizitë mjekësore, ndërkohë që mjeku konstatoi një gjendje jo të mirë dhe urgjentisht më rekomandoi pushim të detyrueshëm.
Duke qenë se shqetësimet e mia janë të ngjashme me një ftohje të zakonshme dimërore, megjithatë më është rekomanduar ta kryej edhe testin për Covid 19.
Duke qenë në një situatë të tillë unë vlerësojë se menjëherë duhet të tërhiqem nga fushata zgjedhore, ndërkohë do të vazhdojë të komunikoj me ju nga distanca.
Duke ju dëshiruar të gjithëve shëndet, ju sigurojë se sapo të njoftohem më në detaje rreth gjendjes sime shëndetësore, bashkë do t’i vazhdojmë agjendat e parapara.
Një falënderim të veçantë e kam edhe për mjekët të cilët po e kryejnë punën me etikë të lartë humane dhe profesionale!
I juaji: Ferat Shala!