Reçica kishte propozuar para tri viteve rritjen e pagës minimale por ishte kundërshtuar nga partnerët qeverisës

Në kohë fushate çdo herë qytetarët joshen me premtime nga subjektet politike. Njëra ndër premtimet që po japin liderët e partive të mëdha aktualisht është edhe ajo për rritjen e pagës minimale.

Por rikujtojmë që është ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica i cili në dhjetor të vitit 2017, pas një pune kolosale me Këshillin Ekonomiko-Social, e ka dërguar në qeverinë e asaj kohe propozim vendimin për rritjen e pagës minimale.

“Atë kohë propozimi ynë është kundërshtuar nga partnerët qeverisës duke u thirrur në atë se paga minimale afekton në të hyrat e veteranëve të UÇK-së”, ka thënë Reçica, transmeton DrenicaOnline.

Paga minimale me NISMA-n, sipas tij, do të rritet, me parametrat real dhe të studiuar mirë, e jo me shifra joshëse të pastudiuara dhe goditëse në kohë fushate.

Reçica është kandidat për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe kërkon votën e qytetarëve për të qenë zëri i tyre në Kuvend.

“Vota juaj për mua do të jetë votë për të drejtën tuaj. #MeÇlirimtarët121 #SkenderReçica110”, ka shkruar Reçica./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë