Ferat Shala: Negroci e Vuçaku kanë dhënë shumë për shtetësinë e Kosovës

Ferat Shala, kandidati për deputet i Partisë Demokratike e Kosovës sonte ka takuar bashkëfshatarët e tij nga Vuçaku e ata nga Negroci.
Ai së bashku me kandidatët tjerë nga Drenasi dhe me kryetarin e Komunës, Ramiz Lladrovci kanë shpalosur programin për rimëkëmbje.
Statusi i plotë i Shalës:
Në mesin e bashkëvendësve dhe bashkëluftëtarëve të shumtë në Negroc e Vuçak unë që sot po ndihem fitimtar.
Partia Demokratike e Kosovës merr energji të reja këtu, qytetarët punëtorë dhe atdhetarë të këtyre dy vendbanime çdo herë janë rreshtuar politikisht në anën e fitimtarëve të historisë. Këtë po e bëjnë edhe tani.
PDK me programin e #Rimëkëmbje, premton se do të jetë gjithmonë afër sidave të qytetarëve të Negrocit dhe Vuçakut, sepse Negroci e Vuçaku kanë dhënë shumë për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës.
#FeratShala14 #Rimëkëmbje #PDK134