Hoti viziton bizneset në Drenas, fton diasporën të votojë (VIDEO)

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë ditës qëndroi në komunën e Drenasit. Ai vizitoi parkun e biznesit në këtë komunë nga ku u shpreh i lumtur që bizneset po u kthehen normalitetit.

“Biznesi është duke lulëzuar, tash pas pandemisë e themi me kënaqësi se janari i këtij viti ka qenë më i mirë se janari i vitit 2020 dhe gradualisht po dalim prej kësaj gjendje pak më kritike të kohës së pandemisë dhe të kthehemi në normalitet të përgjithshëm të bizneseve”, tha Hoti, njofton Klan Kosova

Hoti gjatë ditës iu drejtua edhe mërgatës më një video mesazh.

Kryeministri në detyrë ftoi diasporën të votojë, duke shtuar se LDK është gati për fitore.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë