Besarta Krasniqi- Asllani ka katër diploma universiteti, është kandidate për deputete dhe kërkon votën tuaj

Besarta Krasniqi- Asllani, nga Negroci i Drenasit, është kandidate për deputete në listën e Nisma’s Socialdemokrate.

Ajo ka katër diploma universiteti ndërsa në zgjedhjet e 14 shkurtit garon për të siguruar një ulëse në Kuvend të Kosovës, transmeton DrenicaOnline.

Krasniqi- Asllani, ka numrin 96 në listën e Nisma’s Socialdemokrate dhe kërkon votën e qytetarëve për të qenë zëri i tyre në parlament.

Karriera e saj intelektuale është ndërtuar me mund e djersë. Ajo është e zhgënjyer nga pushtetet e kaluara, pasi që nuk gjeti kurrë një vend pune ani pse është e përgatitur dhe ka katër diploma të universitetit.

Ajo ka diplomuar në:
-Fakulteti Filozofik, drejtimi “Shkenca Politike”, 2011.
-Fakulteti Filozofik, dega e Pedagogjisë, 2014.
-Master në Fakultetin e Edukimit, në Degën e Pedagogjisë së Përgjithshme,2017
-Fakulteti i Edukimit, Programi Parashkollor, 2020.

Besarta thotë se ka aplikuar në shumë konkurse pune nga organe lokale dhe qendrore por asnjëherë nuk është pranuar në punë.

Ajo premton që nëse do të marr votat e mjaftueshme për të qenë deputete, do të ngritë lartë zërin e të rinjve të cilët kanë humbur shpresat për të jetuar në Kosovë./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë