Skenderaj/ Deponon 500 euro false, policia kërkon të dyshuarin

Të mërkurën, një person ka raportuar në Stacionin e Policisë në Skenderaj se me datën 10 janar 2021 (nga person-a të panjohur) është deponuar një kartëmonedhë në vlerë 500 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin për ta gjetur personin e dyshuar.