Aksident afër Drenasit, kolona deri në 2 km e gjatë

Një aksident trafiku në mes tri veturave ka ndodhur para pak minutash në rrugën Drenas-Skenderaj, saktësisht në fshatin Gllobare, shkruan IndeksOnline.
Në bazë të informatave të para kjo rrugë është bllokuar totalisht dhe si pasojë e kësaj është krijuar një kolonë afro 2 kilometra

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti policor ndërsa nuk bëhet e ditur a ka të lënduar.
