Këta janë tre kandidatët për deputetë të Nisma’s nga Dega e Drenasit

Dega e Nisma’s Socialdemokrate në Drenas, ka dërguar tre emra në listën e kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Burimet e DrenicaOnline brenda degës thonë se në listë është emri i Avdyl Krasniqit (vëllai i Jakup Krasniqit), Mehdi Thaqit dhe Mustafë Hoxhës.
Këta emra janë propozuar dhe kanë marrë përkrahje nga të gjithë anëtarët e degës dhe nga kryetari Shumzim Bujupi.
Mësohet se Avdyl Krasniqi do ta ketë numrin 2 në listën e cila ende nuk është publikuar.
Kryetari Fatmir Limaj ka thënë se lista do të dalë të dielën./DrenicaOnline/