Vetaksidentohet me mengjes shoferi në Arllat të Drenasit (VIDEO)

Një vetaksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Arllat të Drenasit.
Një sinjalizues ka dërguar video në adresë të Gazetës Sinjali nga vendi i ngjarjes.
Në video shihet se në vendngjarje ka arritur edhe policia.
Kujtojmë se në këtë fshat mbrëmë u shkaktua një aksident rrugor mes katër veturave, si pasojë e të cilit vdiq 24-vjeçari, Merison Zeka, nga fshati Nekoc.