Goditet këmbësori në Llapushnik, shoferi ik nga vendi i aksidentit

Policia ka njoftuar sot se një person derisa ishte duke e drejtuar automjetin e tij në Llapushnik të Dre⁰nasi dyshohet se nga pakujdesia ka goditë një këmbësor dhe i njëjti ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në spitalin e Prishtinës.
Aksidenti sipas policisë ka ndodhur të hënën në ora 09:00.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.