Kryetari Lladrovci pranon librin “Isuf Rexhep Kastrati, Yll i Pashuar” nga Prof.Dr. Hilmi Kastrati dhe autori Kuliqi

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të hënën ka pritur në takim Prof.Dr. Hilmi Kastrati dhe shkrimtarin Halil Kuliqi.
Me këtë rast, Prof.Dr. Hilmi Kastrati, djali i Isuf Rexhep Kastratit, i dhuroi kryetarit Lladrovci librin kushtuar jetës dhe veprimtarisë së idealistit e atdhetarit Isuf Kastrati shkruar nga autori Halil Kuliqi.
Autori Kuliqi librin “Isuf Rexhep Kastrati, Yll i Pashuar” i ka kushtuar jetës dhe veprimtarisë së idealistit, atdhetarit dhe luftëtarit për çlirim dhe bashkim kombëtar.
Kryetari Lladrovci e përgëzoi për librin duke thënë se jeta dhe veprimtaria e idealistit Kastrati do të përkujtohet gjithmonë si atdhetar i njohur në rrethinën e Drenicës.