Vdes Fazli Hajdini nga Tersteniku, PDK i shpreh ngushëllime familjes

Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Drenas, ka njoftuar se ka vdekur aktivisti i tyre Fazli Hajdini.
Sipas PDK-së, Fazliu ishte një burrë punëtor, i edukuar e i dashur për të gjithë, ai ishte aktivist i devotshëm i Partisë Demokratike të Kosovës në nëndegën e Tërstenikut, ishte shembull për angazhimin në të mirën e qytetarëve.
Postimi i Degës së PDK-së- Drenas:
Lajmi për vdekjen në moshë të re të Fazli Hajdinit na ka pikëlluar të gjithëve.
Fazliu ishte një burrë punëtor, i edukuar e i dashur për të gjithë, ai ishte aktivist i devotshëm i Partisë Demokratike të Kosovës në nëndegën e Tërstenikut, ishte shembull për angazhimin në të mirën e qytetarëve.
Partia Demokratike e Kosovës Dega në Drenas shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Hajdini!