Paqja nuk mund të ruhet kur çlirimtarët nuk janë të lirë

Shkruan: Izet IBRAHIMI

E mërkurë 4 nëntor 2020

Mëngjesin tim te sotëm, përveç zymtësisë vjeshtore e rëndoj edhe bastisja spektakulare e shtëpisë së Jakup Krasniqit nga ana e njësiteve policore. Fytyrat e zgërdhira dhe pamjet të cilat na servonin mediat në Kosovë, më rikthyen kujtesën tek ato arrestimet dhe bastisjet që milicia dhe UNDB-ja serbe i bënte figurave atdhetare në vitet e para luftës së UÇK-së. Në të vertetë, në vitet e stuhishme të Pranverës Shqiptare 81, nuk e kisha parë se si po arrestohej Baci Jakup, pasi që strategjia e atëhershme e politikës jugo-serbe ishte pak më e sofistikuar, nuk i bënte bastisjet dhe arrestimet e kundërshtarëve me spektakle, por i bënte larg syve të opinionit.

Nga ajo kohë e përballjes së madhe për liri, Bacin Jakup e mbaj mend sipas përkushtimit brilliant që po shfaqte në krye të kësaj lëvizje të lavdishme, si dhe nga qëndrimi i tij stoik që mbante në gjykatën jugo-serbe. Për Ne gjeneratën që edhe rritën po e shpejtonim, vetëm e vetëm që të arrijmë sa më parë aty ku takoheshin rrugët për çlirim, qëndrimi dhe porosia që na përcillje aso kohe Baci Jakup, ishte jo vetëm frymëzim por edhe betim për atdheun. Ju ishit dhe mbeteni shembulli i atdhetarit më të mirë gjatë gjithë përpjekjeve për çlirim.

Prandaj këtë që kemi dhe jemi i’a dedikojmë juve Baci Jakup.

Ju na thonit Baci Jakup, se e kemi fituar lirinë, dhe për lirinë për të cilën keni investuar gjatë gjithë jetës suaj, besonim se nuk mund arrestohen çlirimtarët dhe e kosideronim të pamundshme arrestimin Tuaj. Ju që të kishim për prijës dhe udhërrëfyes në rrugëtimin tonë.

Cfarë t’i bësh, sot pashë se deri ku mund të arrijë mosmirënjohja, poshtërsia, përulësia dhe përgjithësisht jonjërzia! Nuk e di, por sot mu dukën më shumë se kurrë të qoruditura fytyrat e atyre që quan dorën e tradhtisë, për formimin e dhomave të specilizuara. Dhe edhe pse botërisht dihet se ato ishin formuar që të përbaltin dhe të dënojnë luftën UÇK-së, më tingëllon e trishtë krekosja këtyre “shpëtimtarëve”, që këtë e bënë , gjoja për “pastrimin e luftës së UÇK-së”. Krekosja dhe buzëqeshja e protagonistëve të kësaj tragje-komedi të trishtë më asoscon më atë buzëqeshjen e pistë të ish-këshilltarëve të Rrahman Morinës e Sllobodan Millosheviqit, që para luftës së UÇK-së krekoseshin se “votuan zhbërjen e autonomisë, pasi që asgjë nuk po humbim”. Dhe më shumë se kaq, ata të mjerë, për të dëshmuar besnikërinë ndaj Millosheviqit, pa fije turpi i’a shtuan edhe një fjali shtesë thënjës së tij ugurzëzë, “se askush nuk guxon t’i rrah serbët dhe shqiptarët e ndërshëm”. Dhe mund të ngjajë Baci Jakup që ndonjëri nga ata dhe këta, edhe të ju denoncoj, por Ju do të qëndroni, sepse siç na thoje, ata për detyrë, turpin kanë.

I vetmi faj i Juaj Bac, është sepse Ju nuk u dorëzuat, por vendosët të qëndroni vertikalisht ashtu siҫ dinë të qëndrojnë burrat më të mëdhënj. Mirëpo në “botën” e pushtuar nga maskarenjtë edhe mund të torturoheni, por do t’ia dilni, do të ngadhënjeni, ashtu siç keni ngadhënjyer gjithëherë.

E nderuar dhe shumë e respektuar familje e Bacit Jakup, aksioni i sotëm i forcave policore tek Ju, më la pa frymë! E di që po kaloni momente zhgënjimi e jeni shumë të shqetësuar, por Ju në vështërsi asnjë herë nuk jeni ligshtuar. Por, llogarisni në mbështetjen dhe solidarizimin tim dhe të gjithë njerëzve të mirë të atdheut!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë