Rrënjët në Zabel të Ulët të Drenasit, sot jetojnë në Turqi duke e ruajtur gjuhën dhe kulturën shqiptare (Dokumentar)
Gazetarja e njohur Mimoza Elezi, muajin e kaluar ka realizuar një dokumentar me shqiptarët e Turqisë, ku gjatë intervistës ka zbuluar se bëhet fjalë për një familje që rrënjët i ka në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit.
Të intervistuarit, ndonëse janë brezi i pestë që jetojnë në Turqi, ata flasin shqip sikur të jetonin në Kosovë.
Historinë, kësaj familjeje ua kishte mësuar profesori i nderuar nga Zabeli i Ulët, Ruzhdi Orana, transmeton DrenicaOnline.
Orana, vite më parë kishte shkruar për historinë e fshatit, ku përmendej edhe familja e Mehmet Konjuhit. (familja që intervistohet nga gazetarja Elezi).
Pas këtij shkrimi, familjarët e Mehmetit e kanë kontaktuar profesorin ku i kanë kërkuar tua shpjegojë gjithçka çka din për të kaluarën e kësaj familjeje.
Sipas profesorit Orana, familja Konjuhi kanë jetuar në Zabel të Ulët prej vitit 1878 deri me 1928. Pastaj janë shpërngulë në Miradi të Epërme të Fushë Kosovës e prej aty kanë emigruar në Yenikoy të Turqisë.
Sot kjo familje, mbanë kontakte me profesorin Orana madje ata e kanë vizituar fshatin e të parëve disa herë.
Ndiqeni rrëfimin e kësaj familje: