Rastet e fundit me virusin korona janë në Gllanasellë, Dobroshevc, Zabel i Ulët dhe Drenas

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 584 mostra të marra nga ShSKUK, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratoret private, prej të cilëve rezultojnë 162 raste pozitive
Prej numrit të përgjithshëm të të infektuarve, pesë raste kanë dalë në Komunën e Drenasit.
Një në qytet, dy raste në Gllanasellë, një në Dobroshevc dhe një në Zabel të Ulët.