Përkujtohen heronjtë Bedri Shala e Bekim Berisha-Abeja
Më rastin e 22-vjetorit të rënies heroike të Bedri Shala e Bekim Berisha-Abeja, nënkryetari i Komunës, Nazmi Hasi me bashkëpunëtorë komunal, kanë bërë homazhe në përkujtim dhe nderim të jetës dhe veprës së tyre.
Me këtë rast, ata kanë vendosur buqeta me lule të freskëta pranë shtatores së Heroit Bedri Shala, në sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas.
Bedri Shala ra heroikisht më 10 Gusht të vitit 1998 gjatë luftimeve në mbrojtje të Junikut, bashkë me Bekim Berishën-Abeja si dhe bashkëluftëtarët, Elton Zherka e Përmet Vula.