Funksionalizohen laboratorët e fizikës, kimisë dhe biologjisë në dy shkolla të Drenas
![](https://drenicaonline.com/wp-content/uploads/2020/06/FB_IMG_1592296600131-750x430.jpg)
Komuna e Drenasit, nën asistencën e nënkryetarit të Komunës, Prof.Asoc.Dr, Nazmi Hasi, asistentit të tij të fizikës, PHD Candidate, Arber Zeqiraj dhe Drejtorin e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Muhamet Gjoka, kanë funksionalizuar dy laboratorë të fizikës, kimisë dhe biologjisë, donacion nga Banka Botërore, në ShFMU “Xhevë Lladroci” në Gallanasellë dhe në ShFMU “Dëshmorët e Qëndresës II” në Tërstenik.
Funksionalizimi i laboratorëve në institucionet arsimore, është në vazhdën e përmbushjes së premtimeve të kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, për pragmatizmin e procesit edukativo-arsimor nga lëndët e shkencave ekzakte, të cilat kanë ndikim themelor në zhvillimin e përgjithshëm teknologjik.
Ky aktivitet i funksionalizimin të laboratorëve të shkencave ekzakte, do të vazhdoj në ditët në vijim edhe në shkollat tjera përfituese të granteve të Bankës Botërore dhe investimeve të Komunës së Drenasit.