Naim Bazaj shihet bashkë me Albin Kurtin në Drenas, nënshkruan edhe peticionin për zgjedhje

Ish kryesuesi i Kuvendit Komunal në Drenas, Naim Bazaj, është parë dje në vizitën që lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i bëri Drenasit.
Bazaj madje ka nënshkruar edhe peticionin për zgjedhje, raporton DrenicaOnline.
Në zgjedhjet e fundit, Bazaj ishte kandidat për deputet nga koalicioni AAK/PSD.
Bazaj, sa ishte në PDK, dikur ishte asamblisti më i votuar në nivel vendi./DrenicaOnline/