Komuna e Drenasit ngushëllon familjen Lladrovci

Më rastin e vdekjes së Shefkie Lladrovcit, Nënës së Heroit Fehmi Lladrovci, Nënkryetari i Komunës së Drenasit, Nazmi Hasi dhe i gjithë stafi i Komunës, ngushëllon familjen Lladrovci.
Shefkie Lladrovci, Nëna e komandantit të shquar, Heroit Fehmi Lladrovci, kujtohet si një grua fisnike shqiptare, e cila edukoi familjen e saj në frymën kombëtare e patriotike.
Ngushëllime me të sinqerta familjes Lladrovci dhe miqve të saj.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!