Ferma e pulave në Arllat prodhon rreth 8 mijë vezë në ditë

Fermerja Laurita Muhadri-Bujupi nga fshati Arllat merret me prodhimin e vezëve ku në fermen e saj ka rreth 16,000 pula me prodhimtari ditore rreth 8000 copë vezë.

Drejtoria e Bujqësisë në Komunën e Drenasit kërkon nga të gjithë konsumatorët që të blejnë produktet vendore nga fermat e fermërve tanë pasi që konsumi është me i sigurt dhe me i shëndetshëm.

“Shoqata e Shpendarive të Kosovës, ka alarmuar për rrezikun e konsumimit të vezëve që importohen nga Maqedonia e Veriut për shkak të sëmundjes së pulave.Andaj kjo shoqatë ka apeluar te të gjithë konsumatorët që të kenë kujdes gjatë blerjes së vezëve”, thuhet në njoftimin e DB-së.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë