Digjet një lokal në Drenas, pesë person marrin lëndime

Një person ka raportuar në polici se në lokalin e tyre në Drenas, kishte shpërthyer një zjarr.
Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore, njësia e zjarrfikësve dhe njësia e KEDS-it të cilët e kanë lokalizuar zjarrin.
Shkaku i zjarrit nuk dihet, ndërsa dëmi i shkaktuar sipas ankuesit është mjaft i lartë.
Lëndime trupore kanë pësuar pesë persona të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor.
Rasti i ndodhur të dielën në orën 00:52 minuta po vazhdon të hetohet.