Aksident në Drenas, dy persona të lënduar

Dy persona kanë mbetur të lënduar në aksidentin që ndodhi sot në Drenas, saktësisht në segmentin rrugor Poklek-Drenas.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Në aksident u përfshinë dy vetura, kurse me rastin tashmë po merret njësiti i trafikut./Indeksonline/