Arrestohet një person në Drenas, policia tregon detajet

Policia e Kosovës në Drenas e ka arrestuar një person të dyshuar. Arrestimi ka ndodhur sipas policisë të hënën në orën 13 e 30 minuta .
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht një person–viktimën mashkull kosovar”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë.