Ngacmohet seksualisht një femër në Skenderaj

Një femër është ngacmuar seksualisht në qytetin e Skenderajt përmes rrjeteve sociale.
Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima e ka raportuar rastin e ngacmimit seksual përmes rrjetit social Viber.
“Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se është duke u ngacmuar me mesazhe telefonike përmes rrjetit social viber, nga një person i panjohur. Rasti nën hetime”m thuhet në njoftimin e Policisë.