Hedhet shorti i Digitalb Kupës së Kosovës, Feronikeli takohet me Ballkanin në gjysmëfinale

Katër gjysmëfinalistët kanë mësuar kundërshtarët që do të përballën për një vend në finale.
Shorti është hedhur në zyret FFK-së, sot me fillim prej orës 12:00.
Në këtë rreth të garave do të takohen Prishtina-Drenica dhe Ballkani-Feronikeli.
Takimi i parë luhet në Suharekë, me datë 8 prill, ndersa ai i kthimit në “Rexhep Rexhepi” në Drenas luhet me datë 22 prill.