Feronikeli barazon në Ferizaj

Feronikeli ështa ndarë me barazim, në ndeshjen e xhiros së 18-të të zhvilluar të shtunën në Stadiumin e Qytetit në Ferizaj.
Skuadra e Agim Sopit e filloi dukshëm më mirë takimin, duke krijuar shumë raste shënimi, por mungonte konkretizimi nga futbollistët e tij.
Së pari kaloi në epërsi skuadra vendëse, me golin në minutën e 40-të, që realizoi Orana.
Feronikeli e kërkoi barazimin me ngulm, por goli nuk arriti deri në minutën 75-të, ku i inkuadruari nga banka, Nicholas Andrews, arriti të shënojë.
Feronikeli tani ka 28 pikë dhe gjendet në pozitën 5-të në tabelën e IPKO Superligës së Kosovës.