Asnjë ministër nga Drenica

Deputeti nga radhët e AKK-së, Shkumbin Demalijaj, gjatë fjalimi të tij që mbajti në seancën e sotme të Kuvendit ka recituar një poezi për qeverinë që pritet të formohet sot.
“Sistemi i Stalinit dëshiron të instalohet në Kosovë.
Këtij dua t’ia them një këngë Ylli vogël lartë në qiell duket porsi zjarr në pyll sipër dheut lartë qëndron xixa-xixa xixëllon, kështu do ta qoj këtë legjislaturë Albin”.
Demaliaj më tej ka kritikuar planin qeverisës të Kurtit dhe ka thënë se ai nuk e ka përmend bashkimin kombëtar.
“Asnjë ministër nga Dukagjini e as nga Drenica, do të thotë 60 për qind të popullatës i ke larguar prej programit qeverisës.
Nuk na frikëson askush o Albin se kemi bërë diçka për këtë vend.
E kemi pas si betim ushtarak bashkimin kombëtar.
Të cilin ti nuk e pate në planprogram”, ka thënë Demliaj.