Aksident i rëndë trafiku afër Skenderajit

Mbrëmë një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Runikë të Skenderajit.
Nga ky aksident disa persona kanë pësuar lëndime të rënda.
Rreth këtij rasti kontaktuam zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Avni Zahiti që konfirmoi aksidentin.
“Nga informatat e para raportohet për aksident trafiku me të lënduar i ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë -Istog fshati Runikë, dy vetura civile të përfshira, ndërsa pesë persona kanë kërkuar tretman mjekësorë.”, u shpreh ai për Indeksonline.
