Kosova mposhtet nga Suedia, por bëri lojë të mirë

Kosova me futbollist vendor nuk arriti t’i bëj ballë Suedisë.
Dardanët u mposhtën nga skandinavët me rezultat 1-0 në ndeshjen miqësore që u zhvillua në Doha të Katarit.

Challandes në këtë sfidë u paraqit me shumicën e lojtarëve nga Superliga e Kosovës dhe bëri shumë zëvendësime.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Hedlund në minutën e 75-të të ndeshjes.
Ai shfrytëzoi një pakujdesi në mbrojtjen e “Dardanëve” dhe u gjend i vetëm me portierin Visar Bekaj.
Kosova edhe për kundër humbjes bëri paraqitje shumë të mirë, sidomos në pjesën e parë kur kishte gjashtë gjuajtje në portë.