Policia jep detaje për aksidentin e ndodhur në Terstenik

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin e ndodhur dje në Terstenik të Drenasit.
“Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar njëri nga vozitësit mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti është ndaluar në tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicës”, thuhet në njoftimin e sotëm të policisë.
DrenicaOnline kishte raportuar dje për të njëjtin aksident./DrenicaOnline/