“Oj Kosovë, oj zemra jonë”, Dardanët e kallin Plzenin

“Dardanëve” janë duke dhuruar spektakël në Plzen para ndeshjes Ceki – Kosovë
Kanë mbetur edhe pak orë deri në fillimin e ndeshjes së shumëpritur në ‘Doosan Arena’.
Çekia dhe Kosova do të zhvillojnë ndeshjen që po konsiderohet si një ‘finale’ e Grupit A,
Atmosfera te hoteli ku po qëndrojnë futbollistët e Kosovës është mbresëlënëse.
“Dardanët” janë duke i mbajtur vazhdimisht në humor të mirë djelmoshat e Bernard Challandes para ndeshjes që do të zhvillohet sonte nga ora 20:45.
Ata po këndojnë vazhdimisht dhe janë shumë optimist se Kosovës do të shkruajë histori, duke u kualifikuar në “Euro 2020”.