Çekia ia mbyll Kosovës një rrugë për në “Euro 2020”, shpresë mbetet Liga e Kombeve

Kosova ka humbur 2 me 1 ndeshjen vendimtare me Çekinë në Grupin A të kualifikimeve për Kampionatin Botëror për të humbur edhe matematikisht shanset për kualifikim nga eliminatoret e rregullta.
Atdhe Nuhiu kaloi “Dardanët” në epërsi në minutën e 50-të, por çekët arritën që të përmbysin gjithçka me dy gola të shpejtë në minutat 71’ dhe 79’. Kral dhe Celustka realizuan golat për fitoren që e çon Çekinë në Euro 2020.
Në tabelë, me vetëm një ndeshje të mbetur deri në fund, Anglia dhe Çekia janë ekipet që kanë siguruar kualifikimin. Anglezët në vendin e parë kanë 18 pikë, e çekët në të dytin 15. Kosova deri tash ka grumbulluar 11 pikë dhe me një ndeshje të mbetur e ka të pamundur të arrijë pozitën e dytë. Mali i Zi e Bullgaria mbyllin grupin me nga tri pikë.
Të dielën, në “Fadil Vokrri” Kosova pret Anglinë në xhiron e fundit të Grupit A.
Pavarësisht këtij eliminimi, Kosova ka një shans tjetër për kualifikim në “Euro 2020”. Kjo përmes Ligës së Kombeve, ku ka arritur në fazën e play-offit në Ligën D. Aty do të takohet me Maqedoninë e Veriut në muajin mars të vitit 2020 dhe nëse fiton përballet me fituesin e duelit Bjellorus-Gjeorgji. Fituesi i play-offit shkon në “Euro 2020”.

Çekia në epërsi ndaj Kosovës
Alex Kral ka realizuar edhe një herë ndaj Kosovës për të kaluar Çekinë në epërsi.
Ai realizoi në minutën e 79-të për 2 me 1.
Çekia barazon rezultatin ndaj Kosovës
Çekia ka barazuar rezultatin ndaj Kosovës, përmes Alex Kralit.
Ai shënoi për 1 me 1 në minutën e 71-të nga një gjuajtje prej distancës.
Kosova në epërsi, realizon Nuhiu
Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Çekisë. Golin e ka realizuar Atdhe Nuhiu në minutën e 50-të.
Ai shënoi me kokë pas një harkimi të Florent Hadërgjonajt.
Kjo është atmosfera e “Dardanëve” pas golit të realizuar ndaj Çekisë.
Nis pjesa e dytë
Ka nisur në Plzen pjesa e dytë e përballjes Çeki – Kosovë.
Te Kosova, përzgjedhësi Bernard Challandes ka nisur pjesën e dytë me një ndryshim në përbërje. Besar Halimi zëvendësoi Anel Rashkajn.
Pjesa e parë mbyllet pa gola, dominon Çekia
Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes mes Çekisë e Kosovës në kualifikimet për “Euro 2020”.
Çekët dominuan plotësisht duke rrezikuar disa herë portën e Arijanet Muriqit që arriti me sukses të priste gjuajtjet e vendasve.
30 minuta lojë, asnjë rast për Kosovën
Kanë kaluar 30 minuta lojë, me çekët që kanë dominuar që nga fillimi i ndeshjes.
Përderisa vendasit patën disa raste për lojë, “Dardanët” nuk arritën të rrezikojnë asnjëherë portën e çekëve.
Portieri Arijanet Muriqi shpëtoi disa herë Kosovën.
Çekia dominon në fillim të ndeshjes
Kanë përfunduar dhjetë minutat e parë të ndeshjes me Çekinë që ka dominuar.
Vendasit krijuan disa raste për gol, por mbrojtja e “Dardanëve” u tregua e vëmendshme. Në një rast, Kosovën e shpëtoi edhe portieri Arijanet Muriqi.
Nis ndeshja Çeki – Kosovë
Ka nisur në Plzen përballja mes Çekisë e Kosovës, e vlefshme për Grupin A kualifikues për Kampionatin Evropian 2020.
Ndeshja e xhiros së parafundit të grupit në eliminatore mund të jetë vendimtare për fatin e Kosovës në rrugën drejt Evropianit. Nëse Kosova fiton ruan shanset për kualifikim, ndërsa nëse humb Çekia siguron kualifikimin.
Para kësaj ndeshje kjo është tabela:
