Vehbi Berisha i drejtohet MAPL-së, thotë se Komuna e Drenasit ka tjetërsuar një vendim të KK-së

Asamblisti i Kuvendit Komunal në Drenas, Vehbi Berisha i është drejtuar me shkresë zyrtare Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokale për të denoncuar Komunën e Drenasit për tjetërsim të vendimit të Kuvendit Komunal të Drenasit me nr: 12-353-6549 të datës 31.01.2018 për caktimin e komisionit për hartimin e Planit Lokal të Veprimit në Mjedis (PLVM)

Postimi i Berishës:

Të dashur qytetar të Drenasit, gjatë javës që po e lemë pas iu kam drejtuar me shkresë zyrtare Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokale për të denoncuar Komunën e Drenasit për tjetërsim të vendimit të Kuvendit Komunal të Drenasit me nr: 12-353-6549 të datës 31.01.2018 për caktimin e komisionit për hartimin e Planit Lokal të Veprimit në Mjedis (PLVM). Me datë 30.01.2018 kur edhe ishte mbajtur seanca e rregullt të Kuvendit Komunal njëra nder pikat e rendit ditës ishte edhe propozim-vendimi për caktimin e komisionit për hartimin e PLVM-së. Me ketë rast siç dëshmohet edhe nga procesverbali i cili është i bashkangjitur në këtë postim, unë kam pas kërkuar që neni 2 i këtij propozim-vendimi të ndryshoj tek periudha e viteve dhe të bëhet për periudhën kohore 2019-2024, ku ky propozim i imi në atë kohë kishte hasur në kundërshtime të fuqishme nga Kryetari i Komunës së Drenasit z. Ramiz Lladrovci.

Por për çudi ky propozim-vendim me pas pësoi ndryshime kur u shndërrua në vendim duke e ndryshuar periudhën kohore në vitet 2014-2019. Përderisa Drafti PLVM-së është hartuar për vitet 2020-2025. Siç duket në Komunën e Drenasit veç se ka filluar të jetësohet në praktik thënia ‘’ligji si llastiku’’, prandaj edhe e kam denoncuar këtë rast pran institucioneve përgjegjëse dhe nëse nuk merret masa në përmirësimin e këtij vendimi nga Kuvendi Komunal i Drenasit, do të ju drejtohem serish edhe institucioneve tjera relevante në lidhje me ketë çështje.

Vehbi Berisha – Asambleist në KK Drenas

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë