Thirret mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës

Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr. 03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, neni 36,41dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës z. Labinot Halilaj më datë: 30/10/2019 (e mërkurë) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Kuvendit të Komunës thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit.
Mbledhja do të ketë për rend dite:
1. Procesverbali i mbledhjes së rregullt të Kuvendit Komunal të datës 26.09.2019
2. Propozim vendim për miratimin e Planit Komunal të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë (PKVEE-së) 2019-2021
3. Raporti financiar i zhvillimit të Buxhetit Janar-Shtator 2019
4. Të ndryshme