“Marakli t’shpijave” e arrin qëllimin, nis ndërtimin për familjen në Drenas

E kanë planifikuar kohë më parë.

Grupi në Facebook “Marakli t’Shpijave” javë më parë ka nisur një iniciativë për t’ia ndërtuar shtëpinë një familje të varfër në Abri të Epërme të Drenasit.

E ndërtimi i shtëpisë ka nisur.

Këtë gjë e ka bërë të ditur administratori i këtij grupi, Berat Binaku që e ka marrë një aksion të madh humanitar.

Bashkë me firma të ndryshme, ky grup ka vendosur që ta bëjnë me kulm mbi kokë një familje të varfër, për ta gëzuar e për t’ia lehtësuar dimrin që po vjen.

Deri më tani, shumë persona kanë filluar që ta japin kontributin e tyre. Një gjë të tillë mund ta bëni edhe ju përmes formës që është përshkruar më poshtë, në rast të ndonjë ngecje gjatë punëve.

Image

/SyriKosova.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë