Mbahet Panairi i Sportit 2019 në Drenas

Me organizim të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK) sot në Drenas u mbajt “Panairi i Sportit 2019”. Në këtë organizim morën pjesë klubet sportive dhe OJQ-të nga Drenasi që merren me aktivitete sportive si futbolli, volejbolli, hendbolli, shigjetari, shahu, akrobaci, boks etj., u përfaqësuan nga klube, shkolla futbolli dhe OJQ të ndryshme. U shpërndanë edhe broshura në informuese për përparësitë e sportit në jetën e njeriut.

Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishte promovimi sporteve, klubeve dhe rezultateve të arritura nga sportistët e komunës e po ashtu t’u krijojë mundësinë fëmijëve të shkollave fillore që të shohin nga afër praktikimin e sporteve dhe që ata të kenë mundësinë të regjistrohen në klubet e sportet që ata pëlqejnë më shumë.

Hapjen e panairit e bëri drejtoresha e DKRS-së, Shqipe Zogu, e cila i përshëndeti fëmijët dhe të gjithë të pranishmit dhe i inkurajoi ata që krahas mësimit në shkolla të merren me aktivitete sportive si njëra nga mënyrat për një shëndet të mirë mendor dhe fizik.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë