Të martën, Feronikeli udhëton te skuadra e Vushtrrisë

Feronikeli nesër udhëton për në qytetin e Vushtrrisë për ta zhvilluar ndeshjen e radhës në Ipko Superligë.
Nikli pritet të rikthehet te fitorja në këtë takim pasi që javën e kaluar është mposhtur në Drenas, ndaj skuadres së Gjilanit.
Po ashtu edhe Vushtrria në këtë takim vjen pas disfatës në transfertë te Dukagjini.
Ndeshja zhvillohet të martën, me fillim prej orës 14:00, në stadiumin “Ferki Aliu”, në Vushtrri.