Deri në 6 mijë euro për të dalë në shtetet perëndimore, arrestohet një turk në Kosovë

Një turk është arrestuar në pikën kufitare të Hanit të Elezit pasi që në veturën e tij kishte katër pasagjerë shtetas turq me qëllim të dërgimit në Maqedoni e më pas në shtetet perëndimore.

Viktimat kanë deklaruar se për dërgimin e tyre në shtete perëndimore kanë bërë marrëveshje me persona të ndryshëm në Turqi, të cilët me të arritur në destinacion sipas marrëveshjes pagesat kanë qenë nga 5500-6000 euro.

Lidhur me rastin i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë