Lladrovci e shkarkon drejtorin e dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci e ka shkarkuar nga detyra Drejtorin e Infrastrukturës, Idriz Hysenaj, i cili po dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Një vendim i Gjykatës në Prishtinë sot i caktoi Hysenajt masën e arrestit shtëpiak deri më 15 nëntor, “Pas vendimit të sotëm të Gjyqit ndaj z. Idriz Hysenaj, e lirova nga detyra e Drejtorit të Infrastrukturës publike në komunë. Kam besim te institucionet përgjegjëse se do të marrin vendim duke rikonfirmuar përkushtimin e tij korrekt dhe në pajtim me ligjin, ashtu siç e kemi njohur”, ka shkruar Lladrovci.
Reagon Lladrovci për arrestimin e drejtorit në Drenas: E iniciova rastin për të hequr dyshimet