Tahiri jep lajmin e mirë për Nismën dhe AKR-në: E kaluan pragun në çdo variant!

Koalicioni Nisma-AKR-PD e ka kaluar pragun zgjedhor falë votave të diasporës.

Për këtë është i sigurt analisti politik, Ramush Tahiri, shkruan AktivPress.

Në emisionin “Debat” në RTK, ai ka shpjeguar me shifra se si koalicioni në fjalë e ka kaluar pragun zgjedhor.

“Nëse nga 70% të votave të numëruara të diasporës Nisma i ka marrë 605, dhe më herët i ka pasur 39495, atëherë së bashku bëjnë 40100 vota.  Dmth e ka kaluar pragun në çdo variant edhe nëse bëhet fjalë për 800 mijë vota të vlefshme të trupit elektoral”, ka thënë Tahiri.

Edhe më herët është raportuar për mundësinë që koalicioni Nisma-AKR-PD do ta kalonte pragun, por zyrtarisht ende nuk është thënë kjo gjë nga trupat kompetente.

Zyrtarët e Nismës kanë qenë të sigurt se do të jenë pjesë e Kuvendit të ardhshëm, dhe për rezultatet e para, jo të kënaqshme, e kanë bartur fajin te parregullësit që janë evidentuar gjatë numërimit të votave.

Lideri i Nismës, Fatmir Limaj, gjatë fushatës parazgjedhore është deklaruar i gatshëm që të jetë pjesë e Qeverisë së re, duke u thirrur në nevojën për unitet politik përball sidave të cilat e presin vendin.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë