Procesi zgjedhor është zhvilluar i rregull në Drenas

Menaxheri i qendrës së votimit 0301E “Rasim Keçina” në Drenas, Rrahim Muleta u shpreh për KosovaPress se procesi i zgjedhjeve është duke shkuar në rregull dhe se nuk ka pasur ndonjë incident i cili do t’ia zbehte imazhin e këtij procesi në këtë qendër.
Ndër tjera ai tha se numri i qytetarëve të cilët e kanë ushtruar të drejtën për të votuar në këtë qendër deri në orën 17:00 është i kënaqshëm.
“Janë 4072 votues të regjistruar, prej tyre kanë dalur 1467 e që shprehu në përqindje janë 36.02%”, u shpreh Muleta.
Po ashtu edhe kryesuesi i Komisionit Zgjedhor Komunal, Burim Jonuzaj, u shpreh se procesi i zgjedhjeve në komunën e Drenasit ka shkuar në rregull dhe se nuk ka pasur ndonjë incident i cili është raportuar në këtë ditë.
“Vendvotime janë hapur në orën shtatë të mëngjesit gjithçka ka shkuar në rregull. Janë 54 mijë e 684 votues të cilët kanë drejtë votë në Drenas. Deri më orën 15:15 të drejtën për të votuar e kanë shfrytëzuar 27.03%”, u deklarua Jonuzaj për KosovaPress.