Në Skenderaj hapën të gjitha qendrat e votimit në orën 07:00

Në komunën e Skenderajt janë hapur të gjitha qendrat e votimit me kohë në orën 07:00 ashtu siq është e paraparë.
Kryesuesi i Komisionit Komunal Zgjedhor në Skenderaj, Fisnik Polaci, ka thënë për FaktePlus se i gjithë procesi i deritashëm ka shkuar sipas planifikimit dhe nuk ka pasur asnjë problem në bazë të raportimit nga tereni.
“Deri në orën 06:00 është bërë bartja e materialit sensitiv dhe në orën 06:00 ka qenë i gjithë materiali nëpër qendrat e votimit. Po ashtu në orën 06:00 i gjithë stafi menaxherial i qendrave të votimit kanë qenë në qendrat e votimit. Hapja është bërë në orën 07:00 në gjitha vendvotimet. Menaxherët na kanë lajmëruar së të gjitha qendrat janë të hapura në orën 07:00 pa asnjë problem”, ka thënë Polaci.
Në komunën e Skenderajt kanë të drejt vote mbi 51 mijë votues.
“Janë 35 qendra votimi me 77 vendvotime në gjithë Komunën e Skenderajt. Janë 51 mijë e 780 votues”, tha Polaci.
Ai thotë se deri me tani nuk kanë asnjë problem të raportuar nga menaxherët e qendrave të votimit
Ndërsa, menaxheri i qendrës i Qendrës me të madhe të votimit, 2101 X, në shkollën “Hamëz Jashari” në komunën e Skenderajt, Hajdar Beka tha se procesi po shkon mirë dhe hapja është bërë me kohë.
Në këtë qendër janë 5085 votues. Në orën 07:00 është hapur qendra e votimit. Probleme deri me tani s’ka pasur”, tha Beka.