Banori nga Plluzhina e Skenderajt gjen në listën e votimeve, familjaren e vdekur

Një banor nga fshati Plluzhinë të Skenderajt është ankuar, pasi ka gjetur familjaren e tij në listën e votuesve, e cila ka vdekur në vitin 2012.
Ani pse është marrë çertifikata e vdekjes së saj, ku familjarët kanë përfillur gjithë procesin e raportimit të vdekjes së familjarës, emri i saj figuron në listën e votuesve.
Kujtojmë se janë dhjetëra raste të banorëve të Skenderajt, të cilët janë ankuar në adresën e drenicapress për mos pastrimin e listave të votuesve, madje në këto lista figurojnë emra që kanë vdekur para 20 vitesh.