Dy të vdekur dhe dy të lënduar nga aksidenti në rrugën Gjilan- Ferizaj

Dy persona kanë vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e aksidentit që ka ndodhur mbrëmë në fshatin Budrigë, në rrugën Gjilan-Ferizaj.
Këtë për klankosova.tv e bëri të ditur Ismet Hashani, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan.
Ai tha se trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.