Xhafer Plakiqi: Zgjedhni më të denjtë, që t’i përfaqësojnë interesat tuaja për 4 vitet e ardhshme

Kandidati i Nismës Socialdemokrate për deputet të Kuvendit të Kosovës, Xhafer Plakiqi, së fundmi u ka bërë thirrje votuesit që ta votojnë atë që i mbrojnë interesat e qytetarëve.
“Shfrytëzoni të drejtën tuaj kushtetuese që përmes votës suaj t’i zgjedhni më të denjët, që t’i përfaqësojnë interesat tuaja për 4 vitet e ardhëshme në Parlamentin e Kosovës” ka shkruar Plakiqi në Facebook.
Ndër të tjera ai ka shtuar se si kandidat i ri i cili kërkon për herë të parë votën e qytetarit kërkon besimin e tyre.
“Unë, sot kërkoj mbështetjen tuaj, besimin tuaj, duke u Betuar se çdoherë do të jem aty ku është qytetari i Kosovës, aty ku është Populli im, pranë tij… Çdoherë! I juaji, Xhafer Plakiqi!”, ka shkruar ai.