Isa Xhemajlaj falenderon të gjithë mbështetësit e tij

Kandidati për deputet i Nisma’s Socialdemokrate, Isa Xhemajlaj, pak orë para mbylljës së fushatës, iu është drejtuar qytetarëve:

Të dashur, familjarë, miq, aktivistë të Nisma Socialdemokrate, qytetarë të Republikës së Kosovës.

Sot, është dita e fundit e fushatës elektorale për zgjedhjet e 6 tetorit, më këtë rast unë ju falënderojë të gjithëve për përkrahjen e dhënë për kandidaturën time për deputet të Kuvendit të Kosovës.

Gjatë kësaj fushate së bashku me aktivistët e palodhshëm të Degës së Nisma’s në Drenas dhe anë e mbanë Kosovës kemi shpalosur programin tonë qeverisës për katër vitet e ardhshme.

Programi jonë qeverisës dhe kandidati ynë për Kryeministër z.Fatmir Limaj kanë gjetur përkrahje të madhe në çdo familje në Kosovë dhe unë ju jam mirënjohës për mbështetjen e dhënë.

Në këto zgjedhje të bëhemi BASHKË PËR SHTETIN.

Voto nr 122, Nisma AKR-PD
Voto nr 1, #FatmirLimaj
Voto nr 31 #IsaXhemajlaj

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë