Pse duhet ta votoni Dardan Krasniqin për deputet?

Kosova është në prag të zgjedhjes së legjislaturës së shtatë dhe pak ditë na ndajnë deri në datën e zgjedhjeve, 6 Tetor.
Partitë politike, në vazhdimësi kanë pasur tendencë të fusin në lista për deputetë emra që në vazhdimësi kanë qenë pjesë e listave mirëpo këtë vit, kemi arritur të shohim një rifreskim të listave.
Një emër i ri që kandidon në këto zgjedhje për deputet është Dardan Krasniqi nga Nisma Socialdemokrate por që ka qenë pjesë e politikës duke dhënë kontributin në partinë që përfaqëson.
Krasniqi aktualisht është Drejtor në Agjensionin e Privatizimit të Kosovës. Ai vjen nga një familje e madhe atdhedashëse e cila ka kontribuar shumë për vendin, para, gjatë dhe pas luftës, në kohën e lirisë dhe të shtetndërtimit, familjes së Jakup Krasniqit.
Dardan Krasniqi është një nga themeluesit e NISMA’s dhe ka dhënë kontributin e tij në të gjitha fazat e zhvillimit të NISMA’s, subjekt që udhëhiqet nga parimet socialdemokrate.
Në paraqitjet e tij publike së fundmit, por edhe në takimet e përditshm me qytetarë, Krasniqi ka paraqitur ide të shumta për të përmirësuar situatën socio-ekonomike në vend, për të rritur mundësitë për punësim, për përfaqësim të grave në vendimarrje, etj.
Krasniqi është një nga emrat premtues dhe potencial për të qenë kandidat në Parlamentin e Republikës së Kosovës, në legjislaturën e re./DrenicaOnline/