Muhamet Gjoka, kandidati për deputet që po gëzon respekt dhe mbështetje të gjerë

Muhamet Gjoka, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës është duke gëzuar respekt të madh dhe mbështetje në rajonin e Drenicës për të qenë zëri i tyre në Kuvendin e Republikës së Kosovës, raporton DrenicaOnline.

Ai është njëri nga kandidatët më potencial për të siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës ndërsa zotohet se do të punoj në interes të qytetarëve dhe në vijë me programin e PDK-së për “Dekadën e Re”.

Mbrëmë ai ishte në Tërstenik, në vendlindjen e tij, nga u përkrah fuqishëm kandidatura e tij për deputet. Gjoka në listën për deputet mbanë numrin 95 ndërsa PDK numrin 112.

“Tërsteniku vendi im i lindjes me bëri krenar më këtë pritje madhështore për Dekaden e Re! Ju faleminderit shume dhe ju siguroje se nuk do të ju zhgënjejmë! Ndërtojmë të ardhmen! Për ty dhe Shtetin!”, ka shkruar Gjoka në Facebook./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë